
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Farkë, ku një vajzë 10-vjeçare është pickuar nga gjarpri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në ambientet e pasme të një shkolle private. 10-vjeçarja që është pickuar nga gjarpri ka përfunduar në spital.
“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Lini një Përgjigje