TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Maj 2024, 14:58

U mbajtën peng nga babai në Durrës, zbardhet dëshmia e dy fëmijëve në polici: Na thoshte po sulmohemi nga armiku!

Shkruar nga Pamfleti

U mbajtën peng nga babai në Durrës, zbardhet dëshmia e dy

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Durrës ku një 40-vjeçar, nën efektin e drogës, mbante peng 2 fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov për disa orë derisa u dorëzua pas negociatave me RENEA.

Burime nga policia konfirmojnë se Aleks Marku me 2 fëmijët kishin 4 ditë që kishin ardhur në Durrës dhe ishin vendosur në një apartament me qera ditore i cili gjendet të "Përroi i Agait".

Grupi hetimor ka marrë në pyetje fëmijët në prani të psikologes.

Ata kanë deklaruar se "kemi qenë në gjumë kur babai nisi të thërrasë se po sulmoheshin nga armiku. Ai thoshte armiku po vjen te dera dhe qëllonte me armë nga ballkoni.Edhe kur erdhi policia ai thërriste dhe qëllonte".

Burime nga policia bëjnë të ditur se gjendja e tij psiqike nuk është në rregull e ai do ti nënshtrohet vizitave mjeksore.

Ndërkohë gruaja e cila kur ka ardhur nga Italia i ka gjetur fëmijët në polici nuk është marrë në pyetje. Ajo ja kishte lënë të shoqit fëmijët që ti mbante gjatë kohës së qëndrimit në Itali. Gruaja ka qenë me dy urdhëra mbrojtje thonë nga policia e Durrësit.

Pas pyetjes së fëmijëve janë larguar për në Lezhë.

Konfliktet brenda familjes dhe largimi i gruas jashtë vendit është pista kryesore që po vlerësohet nga grupi hetimor për ngjarjen e rëndë në Durrës.

 

 

peng durres babai femijet polici sulm

Lini një Përgjigje