
Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një këmbësor në autostradën “Milot-Morinë”.
Siç bëhet me dije nga njoftimi i policisë, A.M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30, në fshatin Gjegjan, ka përplasur për vdekje një shtetas ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.
"Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi", thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin e shtetasit që humbi jetën në aksident dhe materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.
Lini një Përgjigje