Konfliktet brenda familjes dhe largimi i gruas jashtë vendit është pista kryesore që po vlerësohet nga grupi hetimor për ngjarjen e rëndë në Durrës, ku Aleks Marku 40-vjeç nga Lezha mori peng dy fëmijët e tij të mitur 6 dhe 11 vjeç në një banesë me qira në Shkëmbin e Kavajës.
Paraprakisht Marku ka ushtruar dhunë në familje dhe se gruaja e tij ka pasur urdhër mbrojtje nga policia e Lezhës.
Të shtënat e kallashnikovit për disa orë pas mesnate ‘terrorizuan’ banorët e një lagjeje te “Shkëmbi i Kavajës”, por jo vetëm. Autori 40 vjeçar nga Lezha Aleks Marku, po mbante peng dy fëmijët e tij të mitur brenda një banese me qira.
Përpos pengmarrjes, ai ka zbrazur plot 18 fishekë në prani të tyre. Fatmirësisht, me ndërhyrjen e forcave “RENEA” u bë e mundur prangosja e tij.
Marku ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Mësohet se ai ka konflikte me bashkëshorten, e cila ka marrë urdhër mbrojtjeje prej tij.
Lini një Përgjigje