
Nikoll Gjonaj, daja i gruas së Aleks Markut, i cili u arrestua sot se mbajti peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij
Ai thotë se Aleks Marku ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, si psikologjike edhe fizike. Nikoll Gjonaj thotë se e kanë denoncuar 20-30 herë Aleks Markun për dhunën që ushtronte, ndërsa akuzon Policinë e Shtetit se e merrte në mbrojtje dhe e ka lënë të lirë.
“Aleks Marku për fatin e zi, të atij dhe timin dhe motrës time, ka vajzën e motrës time. Vajzën e motrës time e ka bërë një leckë. Që ku re ka marrë nuse, e ka trajtuar në mënyrën me ekstreme.
11 vjet e këtij është denoncuar mbi 20-30 herë në polici. Jam edhe unë ai që e kam denoncuar me motrën time. Është ajo e polici e shtetit që e ka liruar, fute brenda nxirre jashtë”, tha Nikoll Gjoni për Report Tv.
Sipas tij, dhuna ishte ekstreme, në disa raste i drejtonte edhe armën në kokë. Vetë daja i gruas thotë se e ka denoncuar Aleks Markun, ndërsa i ka thënë policisë se konsumonte drogë në mënyrë të rregullt.
"E rreh, i çonte pushkën në krye, ka qenë njeri i robëruar para tij. Është policia, shteti që e favorizojnë. Ai ka jetuar me drogë, ka jetuar në mënyrën me ekstreme. Unë i kam thënë policisë pse se ndalni se është i droguar.
Unë me 129 para 3-4 vjetësh e kam denoncuar, u kam thënë e ka armën në makinë. Gjithë jetën ka nejt me armë, drogë, dhe e ka mbrojt policia. Po të dojë policia e kishte ndaluar”, tha Gjonaj.
Daja i gruas thotë se Aleks Marku e denonconte atë edhe më fëmijët se do i vriste.
“E dhunonte? Jo dhunë, po psikologjike, rrahaje, e merrte me i vra fëmijët ndër sy. Duhet 1 javë dit me i fol të zezat që i ka bërë”, tregon ai.
Lini një Përgjigje