TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2024, 09:36

Qëlloi me armë forcat RENEA dhe mbajti peng fëmijët, reagon Balla: Asnjë justifikim ndaj dhunës!

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me armë forcat RENEA dhe mbajti peng fëmijët, reagon

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar lidhur arrestimin e 40-vjeçarit që mbante peng fëmijët, 6 dhe 11 vjeç në një apartament.

Aleks Marku, fillimisht nuk iu bind urdhrit të policës për t’u dorëzuar, ndërsa nga dritarja e apartamentit qëlloi drejt RENEA-s me armë zjarri tip kallashnikov.

Balla, ka falënderuar forcat RENEA dhe policinë e Durrësit që arritën të neutralizonin 40-vjeçarin. Ai tha se nuk ka asnjë justifikim ndaj dhunës.

“Mirënjohje Repartit RENEA dhe forcave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për zgjidhjen e një situate të vështirë, për shkak se një person qëllonte me armë nga banesa e tij, ku  mbante edhe dy fëmijët e mitur, ndërsa bashkëshortja kishte një urdhër mbrojtje, për shkak të dhunës në familje. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, u shpreh Balla.

Lini një Përgjigje