TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2024, 22:41

Shemsi Prençi: Më mirë të qajë nëna e kriminelit se e policit, ajo lloj race të vret

Shkruar nga Pamfleti

Shemsi Prençi: Më mirë të qajë nëna e kriminelit

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, është shprehur se efektivi i ndjerë i ‘Shqiponjave’ në Fier, Novruz Cenaliaj, duhet të kishte vepruar më shpejt dhe ta kishte vrarë autorin 23-vjeçar, Azgan Mërnica.

Komentet Prençi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se ka një ligj të pashkruar që thotë ‘më mirë të qajë nëna e kriminelit, sesa nëna e policit’.

Ai tha gjithashtu se më mirë efektivi i Policisë të vriste autorin dhe të pranonte të bënte disa vite burg, sesa ta lejonte atë që t’i merrte jetën.

I ndjeri duhet të kishte vepruar më shpejt dhe ta vriste. Kur e pa se nxori armën, kur e pa që çoi dorën atje, duhet ta dinte se ajo lloj rrace, ai lloj fisi, ai lloj njeriu të vret. Në këtë rast siç thotë ligji, le të pranonte si i ati të bënte disa vite burg.

Ngjarja është shumë e rëndë, por po t’i bëjmë analizën, polici është i trajnuar për këtë punë dhe policët hezitojnë në përdorimin e armëve.

Ndonjëherë duhet përdorur edhe në kushtet e mbrojtjes ekstreme, por edhe në kushtet e mbrojtjes së nevojshme armë. Është një ligj i pashkruar që thotë më mirë të qajë nëna e kriminelit sesa nëna e policit”, tha Prençi.

Lini një Përgjigje