TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2024, 10:33

Shqiptari tenton të vrasë gruan me thikë në Itali, e godet dy herë në fytyrë; 58-vjeçarja në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptari tenton të vrasë gruan me thikë në Itali, e godet

Policia italiane ka arrestuar një 62-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi pasditen e djeshme, 15 maj, tentoi të vriste me thikë gruan e tij 58-vjeçare.

Sipas informacioneve fillestare, sulmi ndodhi pas një debati të dhunshëm.

Fqinjët kanë ngritur alarmin pasi kanë dëgjuar britmat e gruas.

Kjo e fundit u godit tre herë me thikë, dy herë në fytyrë dhe një herë në shpatull, dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital.

Bashkëshorti u arrestua dhe akuzohet për veprat penale “vrasje të mbetur në tentativë dhe abuzim familjar”.

Ende nuk dihet motivi, ndërsa 62-vjeçari tani ndodhet në burgun e Ivreas.

Lini një Përgjigje