TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2024, 11:17

Masakroi me thikë nënën/ Burg pa afat për 62-vjeçarin, do shtrohet në spital psikiatrik

Shkruar nga Pamfleti

Masakroi me thikë nënën/ Burg pa afat për
62-vjecari Arsen Dani, i cili masakroi me thikë nënën e tij Gjylije Dani do të qëndrojë në burg pa afat.

Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe referuar gjendjes se shëndetit mendor të 62-vjecarit, prokurori Francesk Ganaj kërkoi që ai të shtrohet në spital psikiatrik, kërkesë që u pranua dhe nga gjyqtari Lirim Bullica.

Kujtojmë se 62-vjeçari Arsen Dani goditi disa herë me thikë në shpinë, nënën e tij 88-vjeçare Gjylije Dani.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së hënës rreth orës 14:30 minuta brenda një apartamenti në katin e katërt të një pallati pranë bulevardit Gjergj Fishta në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa është mbajtur në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës, derisa gjykata të jepte vendimin.

vrasje gjykata arsen dani

Lini një Përgjigje