TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2024, 11:59

U fsheh në pyllin e Semanit, zbulohet itinerari që ndoqi Azgan Mërnica pasi qëlloi me plumb në kokë efektivin

Shkruar nga Pamfleti

U fsheh në pyllin e Semanit, zbulohet itinerari që ndoqi Azgan

Zbulohet itinerari që ka ndjekur Azgan Mërnica, pasi qëlloi me armë efektivin e ‘Shqiponjave’.

Policia e Fierit bën me dije se autori i vrasjes së punonjësit të policisë së Fierit gjatë gjithë kohës që ka qenë i fshehur është strehuar në pyllin e Semanit, 7 kilometra në perëndim të fshatit Sulaj, ku dhe banonte autori.

Mbrëmjen e djeshme 23 vjeçari Azgan Mërnica është afruar në banesën e tij në fshatin Sulaj, ku nga pylli deri në banesën e tij ka ardhur me këmbë, ku dhe ka kërkuar tek familjarët e tij të dorëzohej.

Ndërkohë që në momentin e dorëzimit, siç duket dhe nga pamjet, ai ka patur mundësi të ndërrohej në banesën e tij deri sa ka mbërritur policia e cila e ka shoqëruar në komisariatin e Fierit.

Azgan Mërnica është pyetur dhe për armën, gjë për të cilën është shprehur se nuk e mbante mend ku e kishte hedhur për shkak se ka qenë i lodhur.

Po ashtu tregon momentin që përplasja ka ndodhur me efektivin e policisë për shkak të kalimit në rrugë dhe në gjaknxehtësi e sipër ka nxjerrë pistoletën.

azgan mernica efektivi vrasja

Lini një Përgjigje