
Një 40-vjeçare shqiptare në Athinë, ka mbetur sot viktimë nga dora e burrit të saj, Eduart Denaj, me të cilin kohët e fundit kanë pasur shumë debate dhe sherre të ashpra.
Top Channel ka siguruar video, të cilat tregojnë sherrin e ndodhur në datën 7 maj, pikërisht në ditën kur ka denoncuar për herë të fundit, bashkëshortin e saj në polici.
Në video dëgjohet viktima që i thotë bashkëshortit “largohu, mbaroi”. Çifti i dy fëmijëve adoleshentë, prej asaj ditë jetonin në dy shtëpi të ndryshme, por afër njëri-tjetrin.
Lini një Përgjigje