
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tronditëse në Athinë, ku shqiptari Eduard Danaj u arrestua nga policia pasi vrau me thikë bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, Eduart Danaj ishte në gjendje të dehur në momentin kur u arrestua nga policia. Ndërkohë që po pritet që ish-bashkëshorti të kthjellohet pasi ende nuk është në gjendje të japë dëshmi para policisë.
Gjithashtu thuhet se aktualisht po e mbajnë në rajonin lokal të policisë dhe më pas do të dërgohet në drejtorin e policisë së Atikës.
Ndërkohë që nga ekzaminimi i trupit të 40 vjeçare, iu gjetën plagë në qafë dhe në duar. Ndërkohë që fatale mësohet se janë bërë 3-4 goditje vdekjeprurëse që Enkelejda ka marrë në gjoks dhe në bark.
Lini një Përgjigje