TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2024, 10:50

Aksioni i SPAK në Vlorë, policia në ‘shënjestër’ Fatmir Hysenin; kërkohet për vrasjen e Santiago Malkos dhe Inez Hajrullasë

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni i SPAK në Vlorë, policia në
Santiago Malko

Policia ka lëshuar masë arresti edhe për Fatmir Hysenin alias “Doçja”.

Ky shtetas është në kërkim për dy atentate, përkatësisht ndaj Inez Hajrulla dhe ish-policit Santiago Malkos.

Në gusht të vitit 2019, në zonën e “Xhamllikut”, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si “mbreti i lojërave” të fatit.

Ndërsa Inez Hajrulla ka qenë objektiv i dy atentateve në qytetin e Vlorës. Në vitin 2017, Hajrulla u bë pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët.

Më pas, atij iu bë atentat me 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Ai i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj, i cili po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Pasi u larguan, autorët dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

RENEA, FNSH dhe Policia kanë ushtruar kontrolle në banesat e disa personave të shpallur në kërkim pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC.

Bëhet me dije se SPAK ka lëshuar 50 urdhër arreste për krim të organizuar dhe operacioni po zhvillohet kryesisht në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Vlorë përfshirë edhe Tiranën.

Lini një Përgjigje