TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2024, 11:55

50 urdhërarrestet nga SPAK për 'kokat e krimit', arrestohet biznesmeni nga Velipoja, i afërm i Pëllumb Gjokës

Shkruar nga Pamfleti
50 urdhërarrestet nga SPAK për 'kokat e krimit', arrestohet
Pëllumb Gjoka

Nga 50 urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK, në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja në Shkodër, Mir Bruli, i dyshuar për perfshirje ne veprimtari kriminale.

Në mbështetje të SPAK ishin edhe forcat e policsë vendore të Shkodrës të cilët nën drejtimin e SPAK finalizuan këtë operacion. Mir Bruli është një i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka i cili është i arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”.

Pak kohë më parë një prej bizneseve të Mir Brulit në pjesën e Vilunit në plazhin e Velipojës u shemb nga IKMT si ndërtim pa leje.

Mir Bruli është i njohur për bizneset në plazhin e Velipojës, lokale, restorante dhe hoteleri ndërsa është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale.

Arrestimi i tij është bërë në orët e mëngjesit të sotëm nga forca të shumta policie të cilët bënë të mundur prangosjen e biznesmenit.

mir bruli spak pëllumb gjoka

Lini një Përgjigje