TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2025, 15:27

Kundërshtuan me dhunë efektivët dhe dëmtuan mjetin e policisë, arrestohen 3 vëllezër në Dibër!

Shkruar nga Pamfleti

Kundërshtuan me dhunë efektivët dhe dëmtuan mjetin e

Tre persona kanë rënë në pranga në Maqellarë, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e shërbimit.

Të arrestuarit janë të tre vëllezër, banues në Maqellarë. Ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër.

“Kundërshtuan me dhunë shërbimet e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e saj, Policia e Dibrës vë në pranga 3 shtetas. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër kanë vënë në pranga shtetasit: A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë (vëllezër me njëri-tjetrin).

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje