TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2025, 15:15

E rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari dërgohet pa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër. Një 17-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në banesën e tij.

Sipas policisë, rreth orës 13:30, familjarët e 17-vjeçarit, banues në fshatin Valare, e kanë çuar atë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Nga hetimet e para, dyshohet se i riu ka kryer aktin e vetëvrasjes duke u varur në banesën e tij.

“Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi V. P., 17 vjeç, banues në fshatin Valare. Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçari është vetëvarur në banesë”, njofton policia.

Lini një Përgjigje