TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2025, 11:05

Sherr i dhunshëm mes dy familjesh shqiptare në Kretë, vjehërri plagos dhëndrin; arrestohen 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Sherr i dhunshëm mes dy familjesh shqiptare në Kretë,

Një sherr i dhunëshëm mes dy familjesh shqiptare ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kretë.

Sipas burimeve lokale, sherri fillimisht ndodhi mes çiftit të familjes dhe u përkeqësua pas ndërhyrjes së familjarëve të të dy palëve. Në pranga kanë rënë 4 persona, ndërsa u plagosen 3 të tjerë.

Ka qenë 28-vjeçarja, e cila ka shkuar në shtëpinë e prindërve dhe i ka treguar familjes se çfarë ka ndodhur. Më pas babai i saj së bashku me vëllain 30-vjeçar kanë shkuar në shtëpinë e çiftit për të biseduar me dhëndrin 39-vjeçar.

Aty janë përplasur vjehërri dhe dhëndëri, ku 52-vjeçari ka plagosur 39-vjeçarin me një copë xhami në qafë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka marrë 39-vjeçarin dhe e ka transportuar në spitalin e Rethymnos, ku raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Por nuk mbaron me kaq. Sherri ka vijuar edhe jashtë spitalit, ku ishin mbledhur të afërmit e dhëndrit dhe nuses.

Të dy palët nisën të debatonin, ndërsa situata u përshkallëzua me vëllezërit e 39-vjeçarit që sulmuan babanë dhe vëllain e 28-vjeçares duke i plagosur.

Babai i të resë, është dërguar me plagë të rënda në spital, por nuk ka qenë në rrezik për jetën. Në të njëjtën kohë, në kokë ka mbetur i plagosur edhe vëllai i 28-vjeçares.

Si pasojë, katër persona janë arrestuarm përfshirë edhe dy të plagosurit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia. Autoritet thanë se po hetojnë shkaqet e përplasje mes familjeve shqiptare dhe problemet mes çiftit që ishte edhe fillesa e sherrit mes tyre. Hetimet po kryhen prej Drejtorisë së Anti krimit të policisë së Rethymos.

Lini një Përgjigje