TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2025, 10:37

Ngjarje tragjike në kantierin e aeroporti të Vlorës, humb jetën punëtori 38-vjeçar; arrestohet administratori i kompanisë

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje tragjike në kantierin e aeroporti të Vlorës, humb

Një i ri ka humbur jetën gjatë punë në kantierin e aeroportit të Vlorës. Mësohet se punëtori 38-vjeçar, me inicilet D.H, ka rënë nga lartësia duke humbur jetën. I riu  ishte punonjës i një kompanie ndërtimi që po punon në projektin e aeroportit.

Pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili mban detyrën e administratorit të kompanisë së ndërtimit.

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit U. S., 41 vjeç, po nga Tirana, me funksion përgjegjës i punimeve. Sipas Policisë, këta dy persona dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për masat e sigurisë në punë, duke sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit.

Sakaq, materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Lini një Përgjigje