
Një përleshje mes të burgosurve shqiptarë ka ndodhur brenda burgut Bassone në Como të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, kur një grup prej dhjetë të burgosurish shqiptarë arritën të hapnin me forcë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i rivalëve.
Rivalët e shqiptarëve ishin tre të burgosur me origjinë afrikano-veriore.
Mësohet se konflikti mes tyre është ndërprerë nga efektivët e policisë së burgjeve. Të plagosur mbetën 4 prej policiëve, të cilët u mjekuan në urgjencën e spitalit Sant’Anna në Como.
Për të rivendosur qetësinë, policia e burgut të Comos ka marrë përforcime nga Milano.
Gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan sot në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones. Arsyet e përplasjes mendohet të jenë për mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve.
Lini një Përgjigje