
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur lidhur me vrasjen e babait të Roan Brahimit në Lezhë dhe atentatin në Lundër të Tiranës.
Ai ka shprehur shqetësimin për rritjen e ngjarjeve kriminale, mos zbardhjen e këtyre vrasjeve dhe autorëve të krimit. Softa theksoi se ka ende ngjarje të tjera kriminale të pazbuluara dhe se grupet kriminale po përdorin persona për të kryer vrasje me pagesë.
"Nuk janë ngjarjet e para, kemi dhe ngjarje të tjera që janë dhe datojnë brenda vitit 2025 që janë përsëri ngjarje të rënda dhe janë ende pa autor.
Është herët për të folur për këto dy ngjarje, përsa i përket informacioneve që ka apo jo policia, deri kur janë hetimet lidhur me këto dy ngjarje.
Ajo çfarë të shqetëson është se nuk po i parandalojmë dot të gjitha këto ngjarje që po ndodhin në territor kur këto janë pjesë të grupeve kriminale dhe kur grupet kriminale të dyshuar përdorin persona të paguar, pra vrasës me pagesë. Ky është një nga shqetësimet, që ngjarjet kriminale janë një hap para përsa i përket sulmeve që ato bëjnë dhe pamundësisë për t’i zbuluar ato", tha Softa për “Abc News”.
Lini një Përgjigje