
Një person që ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti në punë.
Nga raportimet mësohet se punëtori 39-vjeçar, Dorjan Frashëri, ka rënë nga një lartësi e madhe, teksa punonte në terminalin e aeroportit.
Megjithëse në vendin e ngjarjes ka shkuar një autoambulancë, për shkak të plagëve të marra, punëtori ka humbur jetën.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa janë marrë në pyetje përgjegjësi i turnit dhe punëtorë të tjerë.
Lini një Përgjigje