
Një 70-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi teksa drejtonte makinën ka përplasur për vdekje një këmbësore.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “3 Heronjtë”. Këmbësorja 65-vjeçare u dërgua menjëherë në spital, por për fat të keq nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen "3 Heronjtë", ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen E. N., 70 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 70 vjeçarja duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.”, njofton policia.
Lini një Përgjigje