TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Janar 2025, 13:57

Kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, Gjykata lë në burg 3 të arrestuarit e klanit Çela në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, Gjykata lë në

Gjykata ka lënë në burg 3 të arrestuarit në Elbasan, të cilët akuzohen se transportonin kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Mësohet se nga goditja e klanit Çela, në arrest me burg janë Ervin Dema, Igli Dervishi e Shkëlqim Pashja.

Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një operacion të iniciuar nga autoritetet italiane, për shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte kokainë me automjete nga Amerika e Jugut për ta shitur në Itali dhe në shtete të Europës Qendrore.

Në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar “ICARO.AL”, të iniciuar nga autoritetet italiane, Policia e Shtetit në Shqipëri, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, SPAK, dhe agjencitë partnere ndërkombëtare, ka zbuluar dhe ndaluar disa persona të përfshirë në një rrjet kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë dhe vendeve të Europës Qendrore.

Mësohet se deri tani në pranga kanë rënë 12 persona, ndërsa 8 të tjerë janë nën hetim. Mësohet se në Shqipëri janë arrestuar 5 persona, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë: Igli Dervishi., 30 vjeç, banues në Elbasan; Shkëlqim Pashja, 44 vjeç, banues në Elbasan; Ervin Dema, 40 vjeç, banues në Elbasan; Edmond Zhuja, 41 vjeç, banues në Shkodër; Genti Berisha, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Mediat italiane raportojnë se në krye të grupit kriminal italo-shqiptar ishin dy vëllezër të klanit Çela në Elbasan. Sipas tyre, ata drejtonin operacionet e importimit dhe tregtimit të lëndës narkotike dhe grumbullimin e të ardhurave, të cilat dërgoheshin në Shqipëri. duke shfrytëzuar bashkëpunimin e drejtuesve të autobusëve që operonin linjën Breshia-Elbasan.

Hetimet nisën në gjysmën e dytë të vitit 2020, pas identifikimit të aktivitetit të shpërndarjes së kokainës në ambiente argëtuese në liqenin Garda, Itali. Në vitin 2021, një nga të dyshuarit u kap me 350 kg kokainë, çka çoi në rikonstruktimin e një rrjeti kriminal italo-shqiptar.

Droga importohej nga Amerika e Jugut nëpërmjet automjeteve të modifikuara dhe shpërndahej në Itali dhe Europë. Për të siguruar furnizime të drogës, vëllezërit nga klani Çela udhëtuan në Kolumbi, Ekuador dhe Dubai, duke krijuar kontakte me furnizuesit kryesorë të kokainës.

Informacioni i siguruar nga Policia shqiptare mundësoi arrestimin në Spanjë të një tjetër pjesëtari të grupit, Gerardo Pashja alias Astrit Pashja, 48 vjeç, me precedent penal.

Sipas unifromave blu, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet gjithashtu për vepra të tjera penale.

Grupi kriminal përdorte automjete të modifikuara për të fshehur lëndën narkotike dhe e trafikonte atë drejt qyteteve të Italisë dhe shteteve të Europës Qendrore. Aktiviteti i tyre përfshinte një rrjet të gjerë shpërndarjeje të kokainës në Europë.

 

Lini një Përgjigje