
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një edukatore kopshti pasi akuzohet se ka dhunuar një të mitur.
Babai i një të fëmije, ka denoncuar në komisariatin nr.6 në Tiranë se djali i tij është keqtrajtuar dhe dhunuar në kopësht nga eduktatorja, R.G., 46 vjeçe.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe po punon për arrestimin e 46-vjeçares. Gjithashtu, mësohet se edkuatorja është pushuar nga puna nga pronari i kopshtit privat në zonën e Astirit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases, 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje