TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Janar 2025, 13:12

Mbante në banesë 5 granata dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçarja në Shkodër; në kërkim bashkëshorti

Shkruar nga Pamfleti

Mbante në banesë 5 granata dhe municion luftarak, arrestohet

Një 44 vjeçare në Shkodër është vendosur në pranga pasi mbante në banesë së bashku me bashkëshortin armë e municione luftarake.

Ndërkohë në kërkim është shpallur burri i 44-vjeçares, Emirsada Pirit, Dashamir Haruni, dhe në gjendje të lirë do të hetohet babai i saj pasi mbante në banesë, 1 armë gjahu.

Policia ka sekuestruar sendet që posedoheshin ilegalisht.

"Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe puna e inteligjencës policore, për parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçare dhe shpallet në kërkim bashkëshorti i saj, pasi mbanin në banesë: 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak. Procedohet në gjendje të lirë babai i 44-vjeçares, pasi mbante në banesë, 1 armë gjahu. Sekuestrohen këto sende që posedoheshin ilegalisht.

Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të posedimit të disa sendeve, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër organizuan operacionin policor të koduar “Muzgu”.

Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve E. P. dhe D. H. (bashkëshortë), ku janë gjetur 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak. Gjithashtu, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Xh. P. (babai i shtetases E. P.), ku është gjetur një armë gjahu teke.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u arrestua në flagrancë shtetasja E. P., 44 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Vjetër;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. P., 72 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;
-u shpall në kërkim shtetasi D. H., 49 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje