TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Janar 2025, 10:22

Biznese, apartamente, toka e makina/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës, "i forti" që kërkoi vrasjen e Indrit Dokles

Shkruar nga Pamfleti
Biznese, apartamente, toka e makina/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive
Indrit Dokle

Elvin Merlika sipas SPAK kërkonte vrasjen e Indrit Dokles për llogari të Ervis Martinajt.

Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të Elvin Merlikës, i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Indrit Dokles.

Pasuritë e sekuestruara rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të të hetuarve.

Merlika është shpallur në kërkim nga operacioni "Plumbi i Artë" ku nga dëshmia e Nuredin Dumanit u zbulua se  Ervis Martinajt ofroi 500 mije euro Elvin Merlikës për vrasjen e Indrit Dokles.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi:

100% e kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
49% e kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
100% e kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m², në zonën e Kasharit.
Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 6026 m², ZK.3051, në Priskë, Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 105 m², në Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 38.85 m², në Yzberisht, Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 81.24 m², në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sipërfaqe 50.82 m², në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 89 m², në Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 35.09 m², në Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sipërfaqe 9 m², në Bulevardin “Bajram Curri”, Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 30.2 m², në Rrugën “Karl Gega”.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 105 m², në Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit pyll, me sipërfaqe 6026 m², në Priskë të Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur “Fusha e Bukur”.
9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.

indrit dokle elvin merlika

Lini një Përgjigje