U arrestuan në flagrancë Kujtim Ukaj, 35 vjeç, banues në Krujë dhe Abdurrahman Rizvani, 26 vjeç, banues në Mat.
Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike kanabis. Dy të arrestuarit janë Kujtim Ukaj dhe Abdurrahman Rizvani. 35-vjeçari cili transportonte lëndën narkotike me automjet, ndërsa 26-vjeçari monitoronte rrugën për prezencë të Policisë.
Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Policia ka sekuestruar 6 thasë me kanabis, rreth 60 kg. Tre të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Operacioni u zhvillua në zonën e Luzit, Fushë Krujë, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetet e përdorura nga të dyshuarit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 60 kilogramë cannabis sativa; 2 automjete; 2 celularë; një shumë parash.
“Finalizohet pas një hetimi disamujor, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Interruption 2”.
Sekuestrohen 6 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa (gjithsej 60 kilogramë).
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (njëri prej tyre transportonte me automjet, lëndën narkotike, ndërsa tjetri monitoronte rrugën ku do kalonte ky automjet).
Shpallet në kërkim një 28-vjeçar, i dyshuar bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Interruption 2”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
U., 35 vjeç, banues në Krujë dhe A. R., 26 vjeç, banues në Mat.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se këta shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Luz, Fushë Krujë, automjetet me të cilat po qarkullonin këta shtetas.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin K. U., në pjesën e pasme, shërbimet e Policisë kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë. Automjeti tjetër drejtohej nga shtetasi A. R., i cili kontrollonte rrugën dhe njoftonte shtetasin K. U., nëse kishte prezencë të Policisë.
Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi S. D., 28 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet, 2 celularë dhe një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje