
Gazetari Elkier Bushkolaj ka folur lidhur me masakrën e rëndë në Dobraç, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy kalimtarë të rastësishëm.
Ai u shpreh se makina e autorëve të ngjarjes lëvizte lirshëm nëpër Shkodër, disa ditë përpara se të ndodhte atentati. Sipas tij, policia duhet të punojë më mirë ndërsa shtoi se nuk beson që në “shënjestër” të atentatit të ketë qenë Hamza Lici.
“Makina e ekzekutorëve ka lëvizur me ditë të tëra në Shkodër. Arlind Bushati ka pasur raporte me familjen Lici. Nuk besoj se shënjestër e atentatit ishte Hamza Lici. Hamza Lici ka qenë një person, që lëvizte lirshëm në qytet, frekuentonte xhaminë. Vrasësit duket qartë që janë profesionistë. Mund të ketë ndodhur një shkëmbim zjarri.
Ibrahim Lici mund të ketë qenë aty dhe mund të ketë qenë shënjestër në këtë atentat. Fakti që Ibrahim Lici mund të ketë qenë aty, duke qenë në Turqi, e ta dinë kundërshtarët e tij përpara policisë, ky është një lloj dështimi. Por duhet që të kemi prova të plota për këtë. Besoj se kjo ngjarje do ketë të tjera dinamika”, tha gazetari për “Në Shënjestër”.
Lini një Përgjigje