
Policia greke ka kryer kontrolle paraditen e sotme në burgun e Koridhalosit (Korydallos), i cilësuar si një nga institucionet e vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë ku vuajnë dënimin persona me rrezikshmëri shumë të lartë, mes tyre edhe shumë shqiptarë.
Pas një kontrolli të befasishëm, policia ka gjetur dhe sekuestruar thika, celularë, karikues dhe kabllo karikimi. Policia greke ka kryer një aksion për goditjen e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike brenda qelive.
Duke përdorur për kontroll edhe një qen policie antidrogë, në prani të prokurorit janë kontrolluar në 8 qeli, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 4 aparate celularë, karikues, kabllo karikimi, ndërsa janë kontrolluar 19 të burgosur, dy prej të cilëve u konstatua se kishin 2 thika të improvizuara.
Ende nuk bëhet e ditur kombësia e personave që iu gjetën sendet e ndaluara në qeli. Ndaj tyre është ngritur akuza për shkelje të ligjit për armët, i cili do t'i kalojë Prokurorisë kompetente, ndërsa sendet e sekuestruara do t'i dërgohen Drejtorisë së Hetimeve Penale për analiza laboratorike.
Lini një Përgjigje