TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2025, 14:08

Atentati me 4 të vrarë në Dobraç, dorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani; pjesë e grupit Bajri

Shkruar nga Pamfleti

Atentati me 4 të vrarë në Dobraç, dorëzohen në

Janë vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës dy prej anëtarëve të grupit Bajri, Izmir Sakica e Samuel Troshani

Janë vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës dy të rinjtë, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të shpallur në kërkim për masakrën me 4 viktima në Dobraç. Dy të rinjtë dyshohet se janë pjesë e grupit Bajri në Shkodër.

Sakica dhe Troshani janë shoqëruar pranë autoriteteve në prani të avokatit mbrojtës, Sokol Tahiraj.

Emrat e tyre janë përfolur si të përfshire në disa ngjarje kriminale, mes të cilës edhe atentatit në Dobraç ku mbetën të vdekur Hamza Lici, Arlind Bushati dhe 2 qytetarë të pafajshëm.

Sakica e Troshani janë shpallur në kërkim edhe për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Aleksandër Prendi.

Atentati me 4 të vrarë në Dobraç, dorëzohen në

Si ndodhi ngjarja?

Atentati ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën 'Shkodër - Koplik' në zonën e Dobraçit. Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonin me një automjet Mercedes Benz C-Class me targa franceze kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë.

Lici i cili ishte shoferi duket që ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motorin ku udhëtonte qytetarja Flutura Basha, 56 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha, të cilët humbën jetën.

Në makinën e viktimave, policia gjeti tre pistoleta, njëra e Bushatit, gëzhoja të së cilës u gjetën brenda, tjetra e Licit, pranë këmbëve dhe një e tretë në kroskot qe dyshohet se i përket personit që u arratis. Ndërsa në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 automatikë, të njëjtët që u përdorën në atentat.

 

Lini një Përgjigje