TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2025, 11:49

1 mln euro cash, vila, apartamente dhe një hotel në Tiranë; çfarë u sekuestroi SPAK vëllezërve Çopja në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti
1 mln euro cash, vila, apartamente dhe një hotel në Tiranë;
Franc dhe Hajdar Çopja

Franc Çopja ndodhet i arrestuar në Belgjikë pasi u ekstradua aty nga Dubai. Ndërsa vëllai tjetër, Hajdar Çopja, ndodhet aktualisht në Dubai.

Prokuroria e Posaçme ka goditur pasuritë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, krerë të grupit Çopja, kundërshtarë të Erjon Alibej.

Bëhet fjalë për apartamente, një hotel në Tiranë, toka, si dhe 1 milion euro cash, ndërsa në sekuestro janë vendosur edhe 10 milionë dollarë në kriptovaluta.

Në total janë sekuestruar:
10 mln USD kriptovalutë
4 llogari bankare (afro 130 mije euro në total)
4 vila bashkë me truall
1 hotel në Tiranë
14 troje
4 garazhe
5 njësi shërbimi (dyqane, bare)
3 apartamente (një nga te cilët dublex)
1 shoqëri tregtare + llogaritë bankare.

Veprimtaria kriminale e dy vëllezërve daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve aktiviteti i tyre u shtri edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.

spak franc dhe hajdar Çopja

Lini një Përgjigje