TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2025, 10:14

Dhunoi doganierin për të shmangur kontrollin; arrestohet 58-vjeçari në Morinë; çfarë iu gjet në makinë

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi doganierin për të shmangur kontrollin; arrestohet

Policia ka vënë në pranga një 58-vjeçar pasi në doganën e Morinës, ka goditur me grushte punonjësin e doganës, për të shmangur kontrollet në automjetin e tij.

Në automjetin e 58-vjeçarit të identifikuar si Azem Kovaçi, policia bën me dije se u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

“Goditi me grushte punonjësin e doganës, për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 58- vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje