TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2025, 09:06

Me kallash dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 59-vjeçari në Mat

Shkruar nga Pamfleti

Me kallash dhe municion luftarak në banesë, arrestohet

Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas kontrolleve në banesën e 59-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Burgajeti”.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rr. M., 59 vjeç, banues në fshatin Burgajet, pasi shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”", njofton policia.

Me kallash dhe municion luftarak në banesë, arrestohet

Lini një Përgjigje