TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Janar 2025, 17:11

Përfshihet nga flakët pallati te ish-stacioni i trenit në Tiranë, panik te banorët

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët pallati te ish-stacioni i trenit në

Sërish zjarr në kryeqytet. Një apartament në katin e tetë të një pallati te zona e ‘Stacionit të Trenit’ është përfshirë nga flakët.

Tek banorët dhe në lagje është krijuar panik. Disa nga banorët kanë zbritur me vrap poshtë siç duket dhe në foto. Zjarrfikësit ndërkohë mësohet se kanë vënë në kontroll flakët. Raportohet vetëm për dëme materiale.

"Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të  të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale", tha policia.

Lini një Përgjigje