
Debate dhe mungesa në sallën e gjyqit në GJKKO atje ku ka nisur procesi mbi dosjen ‘Metamorfoza’.
Në seancë munguan të pandehurit Pëllumb Gjoka, Asmer Bilali dhe Xhevahir Lita, ndërsa të pranishëm ishin Behar Bajri, Edmond Preka, Ardit Hasanbegaj dhe Oltion Bistri.
Për shkak të një fatkeqësie familjare, avokatja e Edmond Prekës nuk ishte e pranishme. Po ashtu, mungoi edhe mbrojtësi ligjor i Ardit Hasanbegajt për arsye shëndetësore.
Gjatë seancës, i pandehuri Behar Bajri kërkoi që gjykimi të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke argumentuar se mediat e kishin paragjykuar atë.
SPAK kundërshtoi këtë kërkesë, duke deklaruar se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për të zhvilluar procesin gjyqësor me dyer të mbyllura dhe GJKKO e rrëzoi kërkesën.
Për shkak të mungesave trupa gjykuese e përbërë nga Flora Hajredinaj, Irena Gjoka dhe Etleva Deda, vendosën shtyrjen e seancës në datë 30 janar ora 14.00.
Ndërkohë SPAK kërkoi pezullimin e afatit të paraburgimit për 7 të pandehurit.
Lini një Përgjigje