TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Janar 2025, 19:58

Podcast nga qelia, ç’po ndodh në burgun e Qipros? Lidhja e serbit të dënuar me burgim të përjetshëm, me shqiptarin Aleks Burreli

Shkruar nga Pamfleti

Podcast nga qelia, ç’po ndodh në burgun e Qipros? Lidhja e

Situata e krijuar në burgun e vetëm në Qipro çon në situata qesharake, si ajo e regjistruar me një të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 personave, duke bërë një podcast nga qelia e tij, pavarësisht se të dënuarit supozohet të nuk kanë pajisje elektronike dhe qasja e tyre në internet është e ndaluar.

Burgjet e sigurisë së lartë të Qipros janë drejt shpërbërjes. Nga arratisjet e te konfliktet e dhunshme mes të burgosurve, madje nuk mungojnë as podcastet nga qelitë e të dënuarve.

Të burgosurit e përjetshëm arratisen, të dënuarit rrihen dhe dërgohen në spital në gjendje kome, droga qarkullon mes të burgosurve pothuajse pa problem dhe kriminelët bëjnë  podcast  duke i kthyer në studio qelitë e tyre të "sigurisë së lartë".

Deri tre vjet më parë, burgjet e Qipros ishin një shembull global për qasjen e tyre, duke marrë vlerësime  ndërkombëtare, ndërkohë që sistemi i burgjeve të aplikuara konsiderohej pionier edhe nga vendet skandinave.

Madje edhe platforma televizive  Netflix  i kishte kushtuar një reportazh këtyre burgjeve.

Pak më vonë nisi “shkatërrimi” i tyre.

Burgjet qendrore të Qipros prej vitesh nuk kanë një sistem për të çaktivizuar valët e celularëve dhe për të ndërprerë sinjalin e internetit me valë. Ndërkohë që funksiononte sistemi i ndërprerjes së sinjalit 4G, kur u tentua të përmirësohej në 5G, kompania kontraktore dhe Shërbimet Elektromekanike të Ministrisë së Komunikacioneve e bënë lëmsh. Sistemi nuk funksionoi kurrë dhe kontrata u anulua. Kanë kaluar gati tre vjet dhe shteti nuk ka arritur të instalojë një sistem.

Kjo ka krijuar një unazë importi dhe shitjeje të telefonave celularë në burgje, ku përfshihen gardianët dhe të burgosurit. Shumë nga incidentet janë për shkak të konkurrencës për të kontrolluar trafikun e paligjshëm të celularëve dhe drogës në burgje. Të dënuarit që kontrollojnë lëvizjen e celularëve, ua shesin për mijëra euro shokëve të tyre të burgosur dhe më pas punojnë me rojet e burgut për t'i zbuluar në mënyrë që të importohen pajisje të reja, duke sjellë fitime të konsiderueshme si për të dënuarit ashtu edhe për rojet e burgut.

Situata e krijuar në burgun e vetëm në Qipro çon në situata qesharake, si ajo e regjistruar me një të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 personave, duke bërë një podcast nga qelia e tij, pavarësisht se të dënuarit supozohet të nuk kanë pajisje elektronike dhe qasja e tyre në internet është e ndaluar.

Ky është serbi Dejan Loy, i cili ishte truproja e biznesmenit (i njohur në botën e ilegalitetit) Fanos Kalopsidiotis, i cili u vra në vitin 2016 teksa ndodhej në shoqërinë e policit Ilias Hatziefthimiou dhe gruan e tij Skevis, të cilët u qëlluan për vdekje nga dy ekzekutorë shqiptarë. Në të njëjtin sulm mbeti i vrarë Yiani Vogli, i cili dyshohet se u qëllua nga bashkëpunëtori i tij Aleks Burelli , i cili prej asaj kohe rezulton i zhdukur dhe supozohet se është vrarë nga shefat e tij për të mos folur.

Loy Dejan ngarkoi një video në kanalin "No Guilty TV" në YouTube të hënën në të cilën ai shpreh ankesën e tij për dënimin e tij të përjetshëm.  Dejan Loy u dënua pasi konsiderohej se kishte bashkëpunuar me atentatorët, duke i sinjalizuar se kur të godisnin dhe në momentin e sulmit u largua nga vendi ku ndodhej duke pretenduar se do të shkonte në tualet.

Dejan Loy u dënua për rrahje në Gjermani, ku jetoi për 30 vjet dhe u deportua në Qipro në vitin 2014, ku filloi të punonte si truprojë e Fanos Kalopsidiotis.

Videoja e Dejan Loy-t, pasi u postua, u bë objekt diskutimi mes të dënuarve në burgje, ku disa shprehën synimin për të ndarë dhimbjen e tyre në kanalin online. Është vënë në dijeni edhe Drejtoria e Burgjeve, e cila ka urdhëruar kontrollin e qelisë së të dënuarit me burgim të përjetshëm. Për shkak se hetimi ishte i pritshëm, u gjet vetëm një celular i prishur dhe pa një kartë SIM apo informacione të tjera që mund të jepnin ndonjë informacion.

Gjithashtu, për shkak se në trailerin reklamues të kanalit dilte edhe fotoja e ish-zv/shefit të policisë qipriote Andreas Kyriakos, i cili kontaktoi kanalin dhe kërkoi që të hiqej fotoja e tij, gjë që ndodhi teksa u “ngarkua” një trailer i ri. (Përshtati Pamfleti nga Protothema)

Lini një Përgjigje