TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2025, 10:18

Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset shoferja

Shkruar nga Pamfleti

Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Mësohet dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të Blinishtit.

Bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur drejtuesja e njërit prej mjeteve, e cila është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje