TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2025, 11:04

Po punonte në kantierin e ndërtimit, humb jetën 63-vjeçari shqiptar në Itali; çfarë konfirmoi ekspertiza mjeko-ligjore

Shkruar nga Pamfleti

Po punonte në kantierin e ndërtimit, humb jetën 63-vjeçari

Një 63-vjeçar shqiptar humbi jetën në një incident tragjik në kantierin e një shkollë në Itali.

Mësohet se viktima Fatmir Xheladin Gashi, ishte duke punuar për një kompani ndërtimi, papritur ra në tokë rreth orës 10:30, ndërsa ishte duke kryer punën e tij të përditshme.

Kolegët e tij njoftuan menjëherë autoritetet dhe shërbimet mjekësore u dërguan në vendngjarje. Megjithatë, pas përpjekjeve për ta sjellë në jetë për më shumë se 30 minuta, mjekët konfirmuan vdekjen e shqiptarit.

Hetimet fillestare treguan se Gashi kishte pasur probleme me zemrën në të kaluarën dhe se vdekja e tij ishte shkaktuar nga një sëmundje natyrore. Trupi i tij do t'i kthehet familjes, e cila mund të organizojë varrimin, ndoshta në vendlindje.

Ky është një tjetër rast tragjik i vdekjes në punë, duke ngritur pyetje mbi kushte të mundshme të punës në kantier për individë të moshës së shtyrë.

Lini një Përgjigje