TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2025, 12:04

I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në Lumin e Shalës babai i tre fëmijëve  

Shkruar nga Pamfleti

I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në Lumin e Shalës

Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman.

Kanë qenë familjarët të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit. Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës.

Ai ishte duke punuar në një bujtinë atje. Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë viktimën, pas punës dhe e kishte lënë Edisonin në një gadishull të vogël me rërë dhe jo në destinacion sepse aty nuk arrinte varka.

Lini një Përgjigje