TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2025, 13:05

Akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e krimit të vëllezërve Çopja, kush është Arben Lamçja që siguroi kushtet për të vrarë Nuredin Dumanin

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e krimit të vëllezërve

Arben Lamçja akuzohet nga SPAK se ka pastruar paratë e krimit të Franc dhe Hajdar Çopja të cilëve Prokuroria e Posaçme iu ka sekuestrua dhjetëra pasuri, si dhe 10 mln dollarë kriptovaluta.

I ekstraduar në gusht 2024 nga Kosova, kërkohej si vrasës me pagesë në dosjen Plumbi i Artë 2, një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Çopja.

Gjatë tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të vrarë Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas, 250 mijë euro për kapjen e tij, 500 mijë euro për ta vrarë.

Arben Lamçja akuzohet nga SPAK, se ka pastruar paratë e krimit të vëllezërve Copja duke blerë pasuri në emër të tij dhe familjarëve të Çopjave.

Lini një Përgjigje