TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2025, 16:13

Plagosën 3 efektivë gjatë arratisjes, arrestohen 3 "skifterët" shqiptarë në Itali; një tjetër në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Plagosën 3 efektivë gjatë arratisjes, arrestohen 3

Tre ‘skifterë’ shqiptarë të dyshuar për një seri grabitjesh në zonën e Caserta në Itali, u arrestuan nga policia italiane.

Gjatë përpjekjes për arratisjes e tyre, të rinjtë e moshës 24-30 vjeç përplasën edhe makinën e policisë, duke shkaktuar gjithashtu plagosjen e 3 prej efektivëve. Pasi i ndoqi për disa kilometra, policia arrestoi 3 shqiptarët pasi përplasën edhe makinën e Karabinierëve.

Karabinierët hasën një mjet “Fiat Bravo” të dyshimtë me 4 persona në bord, i cili nuk u ndal dhe vazhdoi të ecte me shpejtësi të madhe. Shqiptarët braktisën mjetin duke vazhduar arratisjen në këmbë. Karabinierët mundën të prangosnin 3 prej tyre, kurse i katërti arriti të ikte.

Gjatë kontrollit u gjetën sende materiale që shërbenin për plaçkitje dhe të vjedhura. Sipas mediave italiane, u gjet një çantë shpine me pishtarë, radio marrëse me dy drejtime dhe mjete të ndryshme.

Gjatë operacionit, mbetën të plagosur 3 efektivë, ndërsa të arrestuarit u transferuan në burgun e Beneventos. Ata akuzohen për dhjetëra vjedhje në zonë, ndërsa autoritetet kanë shtuar numrin e patrullave në ditë në Benevento.

Lini një Përgjigje