TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2025, 16:36

Policia e Shkodrës del me tjetër version: Sakica dhe Troshani në kërkim për një sherr, jo për atentatin në Dobraç

Shkruar nga Pamfleti

Policia e Shkodrës del me tjetër version: Sakica dhe Troshani në

Sakica dhe Troshani janë shpallur në kërkim për një sherr të ndodhur në qershor të vitit të kaluar. 

Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me dorëzimin në polici të Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit. Dy të rinjtë të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit Bajri në Shkodër, u dorëzuan në polici paraditen e sotme. Ata u shoqëruan pranë autoriteteve në prani të avokatit mbrojtës, Sokol Tahiraj.

Emrat e tyre janë përfolur si të përfshirë në disa ngjarje kriminale, mes të cilës edhe atentatit në Dobraç ku mbetën të vdekur Hamza Lici, Arlind Bushati dhe 2 qytetarë të pafajshëm.

Edhe pse u tha se dorëzimi i tyre ka lidhje me atentatin në Dobraç të Shkodrës, sipas njoftimit zyrtar të policisë, dy të rinjtë janë arrestuar pasi akuzohen për veprat penale: plagosje me dashje, kërcënim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve pa leje.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 3 qershor të vitit 2024, gjatë një konflikti për vendparkimin e automjeteve, në rrugën “Pogej”, ku dy të rinjtë plagosën me sende të forta një person. 

Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani ishin shpallur në kërkim që prej qershorit të vitit të kaluar për sherrin e dhunshëm ku mbeti i lënduar 62-vjeçari Vladimir Bruçi. Për 24-vjeçarin Izmir Sakica dhe 25-vjeçarin Samuel Troshani u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. T., 25 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.

Shtetasit S. T. dhe I. S. janë vetëdorëzuar mesditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje