Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Fier.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 persona. Në automjet ndodheshin 6 persona, ndërsa 4 prej tyre janë dërguar në spital për mjekim.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje