Ditën e sotme SPAK i ka kërkuar gjykatës konfiskim e pasurive të Elvin Merlikës i dyshuar si një nga personat që për llogari të Ervis Martinjat ka kërkuar tek Nuredin Dumani vrasjen e Indrit Dokles.
Merlika është shpallur në kërkim ne sajë të operacionit Plumbi i Artë ku nga dëshmia e Dumanit u zbulua se Martinajt ofroi 500 mije euro për vrasjen e Dokles.
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka tronditur jo pak botën e krimit.
Referuar dosjes së SPAK, Nuredin Dumani ka deklaruar se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë Endrit Doklen.
“Është rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.”, ka treguar Dumani.
Gjithashtu Nuredini shpjegon se në emër të Ervisit kanë shkuar dhe kanë takuar në Kosovë dy shtetas, një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës.
Ata kanë shkuar me një automjet tip Hummer.
Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle.
Nga hetimi është bërë e mundur që të identifikohet se shtetasi Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha.
Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani.
Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 euro nga Ervisi.
Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj. Sipas këtij të fundit “çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi”.
Pas deklaratës së Dumanit fillimisht hetimet u fokusuan në drejtim të identifikimit të vëllait të shtetasit Besian Xhixha, person i cili më parë kishte bashkëpunuar me Nuredinin në vrasjen e shtetasit Bujar Çela etj.
Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim./ Pamfleti
Lini një Përgjigje