TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Janar 2025, 11:03

U kapën me 6 thasë drogë në makinë, publikohen fotot e dy të rinjve

Shkruar nga Pamfleti
U kapën me 6 thasë drogë në makinë, publikohen fotot e
Kujtim Ujka dhe Abdurrahmani Rizvani

Publikohen fotot e dy të arrestuarve gjatë aksionit të antidrogës së Tiranës, ku kapën në flagrancë Kujtim Ujka dhe Abdurrahman Rizvani.

Dy të rinjtë u kapën duke transportuar drogë, ndërsa në automjetet e tyre u gjetën 60 kg kanabis sativa, e ndarë në 6 thasë.

Operacioni u zhvillua në zonën e Luzit, Fushë Krujë, ndërsa policia ndaloi për kontroll automjetet e përdorura nga të dyshuarit. Gjatë kontrollit, u gjet sasia e lëndës narkotike në pjesën e pasme të makinës. Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Mësohet se lënda narkotike po transportohej nga fshati Blerim i Fushë Arrëzit nga Abdurrahman Rizvani, i cili dyshohet se e ka kultivuar atje dhe po ia sillte për shitje Kujtim Ujkajt.

Në makinën e parë ka qenë i shpalluri në kërkim S.D., i cili ruante dhe vëzhgonte rrugën për patrullimet e policisë. Lëndën narkotike do e dorëzonin në Fushë Krujë te Kujtim Ujkaj, që më pas synonte ta shiste me shumicë në zonën e Kamzës në Tiranë.

Bëhet me dije se një kilogram kanabis do të shitej në vlerë 1200 euro, që në total përkthehet në 72000 euro. Prej disa muajsh Anridroga e Tiranës ka hetuar rastin për mbledhjen e provave dhe kapjen e tyre në flagrancë.


 

Lini një Përgjigje