TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shkurt 2026, 09:45

Kërcënoi me armë qytetarin pas sherrit për parkim, pezullohet efektivi i policisë 

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi me armë qytetarin pas sherrit për parkim,
Polici kanos me armë qytetarin gjatë konfliktit

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në zonën e pallateve “Malajziane” në Laprakë, ku një punonjës policie u përfshi në një konflikt me një punonjës biznesi pas një debati për parkimin e një automjeti.

Përplasja verbale u përshkallëzua dhe efektivi kërcënoi qytetarin me armën e shërbimit.

Policia njofton se punonjësi i Policisë së Kukësit është pezulluar nga detyra, i është bllokuar arma dhe ndaj tij kanë nisur procedurat disiplinore dhe penale, ndërsa rasti është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara në media shihet momenti kur efektivi i policisë nxjerr armën e shërbimit dhe e drejton atë ndaj personit me të cilin është në konflikt. Në vendngjarje ndodheshin edhe persona të tjerë, përfshirë dy gra.

"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.02.2026, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, Tiranë, te pallatet malajziane, ku punonjësi i Policisë, Nënkomisar F. H., me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, për motive të dobëta, u konfliktua me shtetasin D. H., të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit, informojmë se:

Menjëherë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar F. H., dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.

Gjithashtu, në funksion të hetimit, punonjësit të Policisë iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”.

Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”, thuhet në reagimin e policisë.

 

polici kanos me armë qytetarin pezullohet efektivi i policise

Lini një Përgjigje