Automjetet dhe provat e tjera të sekuestruara janë dërguar për ekzaminime shkencore, me qëllim identifikimin e gjurmëve dhe elementeve të tjera që mund të ndihmojnë hetimin.
Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, duke sekuestruar dy automjete të dyshuara të vjedhura dhe lëndë djegëse.
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 08.02.2026, strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në aksin rrugor dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, pas dyshimeve se dy automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje kriminale.
Si rezultat i veprimeve policore, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehura në një sipërfaqe ullishteje:
një automjet tip “Nissan”, me targa të huaja;
një automjet tip “Audi Q5”, me targa të huaja;
3 bidona me lëndë djegëse (benzinë).
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se automjetet do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Ky mbetet një dyshim hetimor, i cili pritet të verifikohet përmes provave dhe analizave të mëtejshme.
Automjetet dhe provat e tjera të sekuestruara janë dërguar për ekzaminime shkencore, me qëllim identifikimin e gjurmëve dhe elementeve të tjera që mund të ndihmojnë hetimin.
Grupi i posaçëm hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe dokumentimin e autorësisë.
"Falë punës së thelluar hetimore, Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
Sekuestrohen dy automjete të vjedhura dhe lëndë djegëse. Më datë 08.02.2026, strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në informacione operative të siguruara më parë, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në aksin rrugor dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, për dy automjete që dyshohej se do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje kriminale. Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehura në një sipërfaqe ullishteje, në fshatin Babicë e Madhe, dy automjete të dyshuara të vjedhura, konkretisht:
-një automjet tip “Nissan”, me targa të huaja;
-një automjet tip “Audi Q5”, me targa të huaja; si dhe 3 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Automjetet dhe provat e tjera të sekuestruara po i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore. Grupi i posaçëm hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe për identifikimin dhe dokumentimin e autorësisë."-njofton policia.
Lini një Përgjigje