TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shkurt 2026, 16:09

Kush i prodhon pistoletat imitim të “Glock”? Policia në kërkim të punishtes, 27-vjeçari ishte korrier

Shkruar nga Pamfleti

Kush i prodhon pistoletat imitim të “Glock”? Policia në

Trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë po shfaqet gjithnjë e më tepër si një veprimtari e organizuar dhe e strukturuar e grupeve kriminale shqiptare.

Operacioni i fundit policor, ku u arrestua 27-vjeçari Dugagjin Berisha, e dëshmon më së miri. Sipas burimeve zyrtare, arrestimi u krye pas një shitjeje të simuluar të dy pistoletave, ndërsa gjatë kontrollit të mëtejshëm rezultoi se i riu kishte transportuar nga Kosova drejt zonës së Freskut, në Tiranë, edhe 10 pistoleta të tjera. Armët u gjetën të fshehura brenda automjetit të tij dhe u sekuestruan nga policia.

Nga ekspertimi paraprak i armëve të sekuestruara, policia konfirmoi se ato nuk ishin të markës Glock, por imitime të saj. Ky fakt ka shtyrë grupin hetimor të intensifikojë shkëmbimin e informacionit me autoritetet kosovare, me qëllim identifikimin e punishtes ku dyshohet se prodhoheshin këto armë.

Sipas të dhënave paraprake hetimore, 27-vjeçari dyshohet se ka pasur rol vetëm si transportues. Hetimet janë përqendruar në verifikimin e çdo piste për të identifikuar të gjithë zinxhirin e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, si dërguesit në Kosovë ashtu edhe pritësit në Shqipëri, të cilët dyshohet se veprojnë në zonën e Freskut.

Gjatë vitit të kaluar, Policia e Shtetit ka identifikuar 32 raste të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Shqipërisë, ku shumica e tyre rezultojnë të kenë origjinën nga Kosova.

arme trafikim kosove

Lini një Përgjigje