
Rrogozhina shkon në zgjedhje të parakohshme...
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dorëzuar pasditen e sotme në Policinë e Rrogozhinës, pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Sipas burimeve zyrtare, Memolla është paraqitur vullnetarisht për të zbatuar vendimin e Apelit, i cili la në fuqi dënimin e dhënë nga shkalla e parë: 1 vit burg, si edhe 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.
Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë është shpallur fajtor për veprën penale të “korrupsionit në zgjedhje”, akuzë për të cilën ishte hetuar dhe gjykuar nga organet e drejtësisë.
Vendimi i Apelit të GJKKO është përfundimtar në këtë fazë dhe sjell ekzekutimin e menjëhershëm të masës së dënimit.
Hetimet ndaj tij nisën pas administrimit të një materiali audio, ku sipas Prokurorisë së Posaçme dëgjohet ai, në kohën kur ishte kandidat për kryetar bashkie, duke ushtruar ndikim ndaj një punonjësi të OSHEE-së, Blerim Xhamani. Veprimi kishte të bënte me mosndërprerjen e energjisë elektrike për një abonent me detyrime të papaguara.
Prokuroria argumentoi gjatë gjykimit se, ndërhyrja synonte sigurimin e mbështetjes elektorale të qytetarit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.
Pas këtij vendimi, tani Bashkia e Rrogozhinës pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi Memolla kapet nga ligji i dekriminalizimit.
Uau çfarê krimineli zgjedhor Po çfarê mblerje me energji elektrike Gaz Bardhi ngriti grupe të armatosura për mbrojtjen e votës vranë një njeri dhe krimi u quajt pa dashje jo zgjedhor dhe bardhit i dhanë fletë lavderimi
Të paktën se paskan mbajtur tre vjet në paraburgim..,
Qenka djale i ri, nuk i paska folur njeri per 2lekshat si duket!