TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Qershor 2026, 08:35

Rama u tha protestuesve “fuck you”, deputetja socialiste sulmon protestuesit: Ndaloni gjuhën e urrejtjes

Shkruar nga Pamfleti
Rama u tha protestuesve “fuck you”, deputetja socialiste sulmon
Evis Kushi dhe Edi Rama

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi ka reaguar për komunikimin në rrjetet sociale, duke kërkuar shmangien e gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve personale, lidhur me protestat.

Në një mesazh të publikuar së fundmi, Kushi tha se protesta mbetet një e drejtë themelore demokratike dhe se çdo qytetar ka të drejtë të shprehë pakënaqësitë e tij. Megjithatë, sipas saj, kjo e drejtë nuk duhet të shoqërohet me fyerje, mallkime apo komunikim përçarës.

Deputetja socialiste vlerësoi se debati publik duhet të mbështetet te argumentet dhe respekti i ndërsjellë, duke shtuar se demokracia nuk forcohet përmes gjuhës agresive. Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përcjelljes së vlerave të qytetarisë te brezat e rinj, duke theksuar se dialogu dhe respekti kanë më shumë peshë sesa konfliktet verbale.

Duke komentuar situatën politike dhe protestat, Kushi deklaroi se përveç qytetarëve që marrin pjesë në tubime, ka edhe shumë të tjerë brenda dhe jashtë vendit që mbështesin procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sipas saj, sfidat e vendit kërkojnë bashkëpunim, funksionim të institucioneve dhe vijim të reformave.

Ajo argumentoi se stabiliteti institucional dhe komunikimi mes palëve janë elementë të rëndësishëm për përballimin e pakënaqësive dhe mosmarrëveshjeve.

Reagimi i Kushit vjen në një kohë kur kanë vijuar diskutimet për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një interviste për Financial Times iu drejtua protestuesve me shprehjen “fuck you”, duke shkaktuar reagime në opinionin publik.

 

rama u tha protestuesve “fuck you”

Lini një Përgjigje